Arbeitsort: Germany

Arbeitspensum: 100%

Eintritt: Sa më shpejt

Ëndërroni për një karrierë ndërkombëtare në timon?


Chauffeurcenter Kosova është në kërkim të vazhdueshëm për shoferë kamioni me përvojë për të i'u bashkangjitur kompanive prestigjioze të transportit/logjistikës në Gjermani dhe jo vetëm.


Ne në Chauffeurcenter Kosova L.L.C. jemi një agjenci rekrutimi e specializuar që ofron mundësi të shkëlqyera për shoferë kamioni të talentuar për të punuar në emër të kompanive gjermane të njohura. Pas sukseseve që kemi pasur në shtetet e tjera si Zvicra, Çekia, Slovenia, Hungaria, Bullgaria, Kroacia dhe Bosnja ku kemi punësuar mbi 100 shoferë, tani kemi hapur zyrën tonë në Kosovë ku do t`i japim mundësinë shoferëve të interesuar për punësim në Gjermani.


Nëse jeni një shofer kamioni i kualifikuar dhe kërkoni një karrierë të re në një vend të ri, atëherë jemi të interesuar të dëgjojmë prej jush.


Përfitimet:



  • Mundësi të mira: Ofroni aftësitë tuaja dhe përvojën në shërbim të kompanive të njohura në Gjermani.

  • Siguri dhe Stabilitet: Punoni në emër të kompanive gjermane të besueshme që ofrojnë siguri të punës dhe mundësi rritjeje.

  • Asistencë Profesionale: Ne kujdesemi për të gjitha detajet e rekrutimit dhe sigurojmë mbështetjen që ju nevojitet në çdo hap të rrugës duke filluar nga ushtrimet praktike me kamion të ri deri te aftësimi me kurs intensive në gjuhën gjermane.

  • Flotë të Modernizuar: Përdorni kamionë të mirëmbajtur dhe të avancuar teknikisht për të siguruar sigurinë dhe efikasitetin në punë.


Kërkesat Kryesore:



  • Patentë Shoferi e Vlefshme: Patenta e llojit C është e domosdoshme.

  • Përvojë të Dokumentuar: Përvoja e mëparshme si shofer kamioni është obligative.

  • Përkushtim ndaj Punës: Kujdesi në punë, përpikmëria dhe siguria janë cilësi thelbësore.

  • Gatishmëri për të Udhëtuar: Nëse keni gatishmëri për të udhëtuar dhe punuar në Gjermani, jemi të interesuar të flasim me ju.


Si të Aplikoni:


Nëse jeni të gatshëm për një sfidë të re dhe një mundësi të re në karrierën tuaj, ju inkurajojmë të aplikoni sot. Dërgoni CV-në tuaj të përditësuar, kopjen e patentës suaj të shoferit dhe një letër prezantuese në kosova@chauffeurcenter.ch . Ekipi ynë do të rishikojë aplikacionin tuaj menjëherë. Gjithashtu ju mund të vizitoni zyrat tona në Kamenicë përballë parkut të qytetit në rrugën Nënë Tereza , ngjitur me zyrën e KEDS


Për më shumë informata apo pyetje, kontaktoni +383(0)45-39-10-10 - mos hezitoni të na kontaktoni!


Bashkohuni me ne në Gjermani, ku mundësitë janë të mëdha dhe mund të ndërtoni një karrierë të suksesshme si shofer kamioni. Ne presim me padurim t'ju bashkohemi me ekipin tonë.

Apliko tani